Kosovë Lajme

Deklarata e Clarkut dhe Rubinit, Kryeprokurorja e Hagës: S’kishin informacione për UÇK-në

Në fjalën hyrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Kryeprokurorja e Hagës, Kimberly West, deklaroi se krimet janë kryer dhe se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për to.

Ajo tha se gjykata ka dëgjuar dëshmi nga shtatë dëshmitarë ndërkombëtarë të mbrojtjes, të përfshirë në përpjekjet për paqe dhe administrim në Kosovë. Sipas West, këta dëshmitarë kishin informacion të kufizuar, nuk flisnin gjuhën dhe nuk kishin njohuri për rregulloret apo komunikatat e UÇK-së.

“Këto krime janë kryer, dhe se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për to. Gjykata ka dëgjuar dëshmi drejtpërdrejtë nga disa dëshmitarë, 7 të mbrojtjes, ndërkombëtarë, të cilët ishin përfshirë në përpjekje për të sjellur paqe dhe administrim të Kosovës. Por, ndërkohë që përfshirja e tyre në këtë çështje, konstatimet e tyre kanë vlerë, puna e gjykatës është e ndryshme. Shtatë ndërkombëtarët kanë pasur pak informacion, nuk e kanë folur gjuhën, kanë ndërpveruar vetëm për pak herë me aktorët kryesorë, nuk kanë parë asnjëherë rregullore e komunikata të UÇK-së”, tha West.