Lajme Sport

Shaqiri shënon, Baseli e fiton derbin e zjarrtë

Basel ka mposhtur me rezultat 2- 1 në shtëpi ndaj Zurichut, në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit zviceran.

Zurich deri në minutën e fundit të ndeshjes ishte në epërsi prej 0-1, por Baseli shënoi dy gola për rikthimin e madh dhe mori tre pikë.

Ishte së pari Xherdan Shaqiri që shënoi nga penaltia dhe barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e fundit të ndeshjes.

Kur u mendua se skuadrat do të barazonin në këtë ndeshje, Salah në minutën e fundit shtesë (90+6) shënoi për 2-1.

Baseli renditet i katërti në tabelë me 39 pikë, kurse Zurichu në vendin e nëntë me 25 pikë.