Lanika Rexhepi është shpallur nënkampione e Evropës në karate.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Karatesë, duke thurur fjalë të forta për sportisten e tyre.
“Ky rezultat pasqyron përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin e Lanika Rexhepit në sportin e karatesë”, thuhet në postimin e federatës në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Lanika Rexhepi shpallet Nënkampione Europe
Federata Shqiptare e Karatesë ka kënaqësinë të njoftojë se Lanika Rexhepi është shpallur Nënkampione e Europës në kategorinë Cadet +61 kg, në Kampionatin Europian Cadet, Junior & U21 të zhvilluar në Limassol, Qipro, me pjesëmarrjen e rreth 1293 garuesve. Rruga e Lanikës drejt finales:
8-0 ndaj Malit të Zi
8-0 ndaj Gjeorgjis 6-1 ndaj Francës
3-0 ndaj Italisë
Finale: 0-1 ndaj Portugalisë
Ky rezultat pasqyron përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin e Lanika Rexhepit në sportin e karatesë.
Federata Shqiptare e Karatesë falënderon Lanikën dhe i uron shumë suksese në aktivitetet e ardhshme!
