Takimi i propozuar për 19 shkurt i Bordit të Paqes në Washington, me qëllim mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Gazës, do të përfshijë udhëheqës botërorë që pranuan ftesën e Trumpit në janar për t’iu bashkuar bordit.
Sipas zyrtarëve të administratës Trump, të cilët folën në kushte anonimiteti pasi takimi ende nuk është njoftuar zyrtarisht dhe detajet e agjendës janë ende duke u përcaktuar, nuk ishte menjëherë e qartë se sa udhëheqës do ta pranonin ftesën e presidentit republikan, shkruan NDTV.
Një zyrtar tha se administrata pret pjesëmarrje “të fuqishme”.
Shumë nga aleatët kryesorë të Amerikës në Europë dhe gjetkë kanë refuzuar t’i bashkohen kësaj nisme, të cilën ata dyshojnë se mund të jetë një përpjekje për ta rivalizuar Këshillin e Sigurimit, ndërsa Kosova, e cila tashmë është bërë pjesë e këtij bordi, nuk dihet ende nëse ka ftesë.
