Lajme Sport

“Rrafsh 9 copa të arta”, Driton Kuka reagon pas triumfit të Distria Krasniqit në Paris

Pas triumfit të Distria Krasniqit në Grand Slamin e Parisit, selektori i reprezentacionit të xhudos së Kosovës, Driton Kuka, ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale. Krasniqi fitoi medaljen e artë të nëntë në Paris, duke treguar fuqinë dhe dominimin e saj në tatami.

Në një postim të veçantë, Kuka shkruan:

“Rrafsh 9 Copa të Arta! Grand Slam Paris prapë flet Shqip! Ndjenjë e veçantë Parisi! Plot 9 herë shijova të artat në zemër të Bercy Arena! Medaljet i fitojmë vet, smundet kurkush me na i ndal! Kosova mbi të gjitha, miq.”

POSTIMI