Kosovë Kronikë Policore Lajme

Punëtori 43-vjeçar vdes pasi ra nga lartësia e objektit ku po punonte në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë, teksa po punonte. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se viktima është 43 vjeçar.

Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisur një hetim lidhur me këtë rast.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj -Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt) derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 43vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, kanë thënë Nga Policia e Kosovës.