Lajme Sport

Distria Krasniqi në finale të Parisit, siguron medalje

Distria Krasniqi ka siguruar edhe një medalje në Grand Slamin e Parisit, të nëntë.

Ajo është kualifikuar në finale të kategorisë deri 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale e mposhti me Yuko, francezen Amandine Buchard.

Krasniqi i ka tetë medalje në Grand Slamin e Parisit dhe një të tjetër olimpike po në Paris. Sot do ta fitojë të dhjetën.