Lajme Sport

Distria Krasniqi ia sjell Kosovës medaljen e artë nga Parisi

Distria Krasniqi ka dalur me kokën lart nga Grand Slami i Parisit, duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë.

Në arenën “Bercy”, para rreth 15 mijë shikuesve, xhudistja kosovare e mposhti në finale spanjollen Ariane Toro Soler për vetëm 27 sekonda, me një hedhje të bukur për Ippon.

Kjo është medalja e katërt e artë e Distrisë në Paris, pas triumfeve në vitet 2020, 2023 dhe 2024, duke e çuar në 10 numrin total të medaljeve të saj të fituara në këtë qytet.

Si bartëse e parë, Distria dominoi garën, duke eliminuar radhazi Alicia Marques, Larissa Pimenta dhe Amandine Buchard, përpara se të siguronte titullin kampion.