Kosovë Lajme

Punëtorët e Trafikut Urban në grevë nga java tjetër

Punëtorët e Trafikut Urban kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë nga e premtja e javës tjetër.

Në dokumentin e siguruar nga Reporteri.net thuhet se menaxhmenti dhe bordi i kësaj ndërmarrje janë njoftuar paraprakish me 26 janar se nëse nuk marrin përgjigje, punëtorët do të hyjnë në greve.

Deri sot, thotë se nuk kanë marrë përgjigje.

“Duke qenë se deri më datë 06.02.2026 nuk kemi pranuar përgjigje zyrtare nga organet kompetente, ju njoftojmë se punëtorët do të hyjnë në GREVË me datë 13.02.2026. Në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë shërbimet publike me interes të përgjithshëm, garantohet respektimi i minimumit të procesit të punës, në mënyrë që të mos rrezikohet interesi publik dhe siguria e qytetarëve”, thuhet në dokument.

Aty theksohet se greva do të organizohet dhe zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

“Ky njoftim konsiderohet paralajmërim përfundimtar ligjor”, thuhet në dokument.