Është duke vazhduar protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.
Protestuesit nga ndërtesa e KEDS-it ku janë mbledhur fillimisht kanë marshuar drejt ndërtesës së Qeverisë.
Ata po mbajnë pankarta me mbishkrimet: “Nuk e durojmë ma hajninë”, “Nuk sakrifikojmë na për KEDS-in”, “Nji popull nuk i nënshtrohet KEDS-it”, “Stop hajnisë me fatura t’rrymës”.
Prezencë e shtuar e policisë vërehet para objektit të qeverisë, ku protestuesit janë duke qëndruar.
