Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Emiratet, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, të cilin Osmani e falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, që nga ditët më të vështira e deri më sot.
Osmani tha se shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Emirateve në fushën e shëndetësisë.
“Përgjatë viteve, kemi hapur një epokë të re të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona, nga liberalizimi i vizave e deri te kontributet e çmuara të Emirateve në fusha konkrete të zhvillimit. Në veçanti, shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Emirateve në fushën e shëndetësisë, si dhe për vijimin me projektin e rëndësishëm të ndërtimit të spitalit të ri të gjinekologjisë, i mbështetur në dakordimin tonë të mëhershëm. Po ashtu, e vlerësoj lart mirëkuptimin e plotë dhe mbështetjen e Presidentit për projektet e reja në fushën e shëndetësisë dhe në fusha të tjera zhvillimore që i prezantuam dje”, ka shkruar Osmani.
Osmani është duke qëndruar për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe nw Samitin e Qeverive botwrore, ku atje u takua edhe me liderë të tjerë nga bota.
