Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfiurmuar se shtetasi i Kosovës, Mitehat Llozhani, është arrestuar në Serbi. Ai është ndaluar me të hyrë në Serbi, në pikën kufitar Batrovci që ndodhet në kufi me Kroacinë.
MPJD ka thënë se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve konkrete të ndalimit, si dhe çdo të dhënë tjetër relevante për trajtimin e mëtejmë të rastit
Për rastin është njoftuar edhe delegacioni i BE’së në Serbi dhe janë dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të QUINT’it të akredituara në Serbi.
“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, z. Jetish Jashari është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Llozhani”, thuhet në njoftim.
MPJD i ka bërë Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj autoriteteve të Serbisë.
“ e cila vazhdon praktikën e keqtrajtimit dhe arrestimit të shtetasve të Republikës së Kosovës, duke cenuar kështu normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, përfundon njoftimi./Reporteri.net
