Kosovë Lajme Politikë

KQZ publikon shpenzimet e partive: Vetëvendosje harxhoi mbi 1.2 milionë euro në tremujorin e fundit të vitit 2025

Komisioni qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit tetor – dhjetor 2025 të subjekteve politike të cilat ishin pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Raportet tre mujore, që përfshijnë periudhën tetor – dhjetor 2025.

Sipas këtyre raporteve, del se më së shumti gjatë kësaj kohe ka shpenzuar Lëvizja Vetëvendosje, gjithsejt 1 milionë e 263 mijë e 372 euro, mbi 712 mijë euro më shumë se buxheti i përcaktuar për këtë periudhë.

Partia Demokratike e Kosovës në periudhën tetor-dhjetor 2025 në total shpenzoi 280 mijë e 822 euro, mbi 2 mijë euro më pak se shuma e buxhetit për këtë periudhë.

Lidhja Demokratike e Kosovës për këtë periudhë shpenzoi 224 mijë e 859 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas raporteve financiare të KQZ-së për periudhën tetor-dhjetor 2025 shpenzoi 70 mijë e 210 euro.