Kosovë Kronikë Policore Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve në Gjakovë nën dyshimin për falsifikim të rezultateve zgjedhore

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 22 kryesuesve që dyshohen për falsifikim të rezultateve zgjedhore gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për kandidatët për deputetë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 22 kryesuesit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të veprave penale që cenojnë votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve”, thuhet në njoftim.