Kanë vazhduar lëkundjet e tërmetit në juglindje të Shqipërisë.
Tërmeti i fundit është regjistruar pak minuta më parë me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter, me epiqendër në fshatin Hoçisht, në bashkinë Devoll.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet janë ndjerë lehtë në zonë, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale.
Lëkundje tërmeti pati edhe dje në Korçë, çka siç u raportua në mediat e Shqipërisë shkaktoi panik tek banorët.
