Kosovë Kronikë Policore Lajme

Gjendet i vdekur një i moshuar në Rahovec, nisin hetimet

Një 86-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Rahovec, mëngjesin e djeshëm.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se lidhur me rastin kanë nisur hetimet dhe se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Më datën 04.02.2026, rreth orës 08:35, është raportuar se një mashkull kosovar, i lindur në vitin 1940, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion si dhe është iniciuar rast “Hetim i vdekjes””, ka deklaruar Elezaj.