Kosovë Kronikë Policore Lajme

Dogana në Vërmicë ndalon 102 kilogramë katalizatorë të bluar të padeklaruar

Në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore, është ndaluar një automjet për kontroll të detajuar, ku është zbuluar mall i padeklaruar.

Në njoftimin e Doganës thuhet se në automjet janë gjetur dhe sekuestruar katalizatorë të bluar me peshë totale prej 102.10 kilogramë, me vlerë të përafërt rreth 8 mijë euro.

“Rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

POSTIMI