Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer një bastisje mbrëmjen e së martës në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq.
Sipas raportit ditor të Policisë, bëhet e ditur se në këtë shtëpi janë gjetur dy armë të gjata, 151 fishekë, disa pjesë përcjellëse të armëve, pjesë të uniformave, si dhe 7 flamuj të Serbisë.
Policia ka njoftuar se është duke e hetuar këtë rast.
Raporti i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Leposaviq/03.02.2026 – 21:15. Njësiti policor ka bërë bastisje në një shtëpi të pa banuar në të cilën kanë gjetur dhe sekuestruar: dy armë të gjata, 151 fishekë, disa pjesë përcjellëse të armëve, pjesë të uniformave, si dhe 7 flamuj të Serbisë. Rasti është duke u hetuar.
