Kosovë Lajme

Vranësira e intervalenme diell sot, temperaturat në rritje

Ditën e martë parashihen intervale më të shpesha me diell, ndërkohë që kalojnë vransira, më shumë gjatë mbrëmjes, kur mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu pjesëve perëndimore të vendit.

Temperaturat maksimale shënojnë një rritje të shpejtë deri në 7C e 10C, maksimalet, e minimalet në mëngjes zbresin në -2C e 1C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 4-7m/s.

Mot më i butë po parashihet nga dita e mërkurë, sa me vransira e intervale me diell.Kohëpaskohe vransirat shoqërohen me riga shiu.Reshje më të shumta shiu dhe më të shtrira në vend parashihen ditën e premtë. Për të shtunën, për momentin parashihet të ketë më shumë intervale me diell.

Temperaturat po shënojnë rritje deri në 10C e 11C, të shtunën deri në 12C e 14C. Minimalet gjithashtu në rritje, në vlera pozitive 2C e 5C. Ditën e mërkurë po parashihet të frynë erëra më të fuqishme me hove deri në 20m/s, apo 70km/h.