Kosovë Kronikë Policore Lajme

Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një person dërgohet në Emergjencë

Një aksident me të lënduar është shënuar sot në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hani i Elezit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Reporteri.net se vetura ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj.

Si pasojë, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, njoftoi Veseli.

Personi i lënduar është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Sot, më 03.02.2026, rreth orës 11:20, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hani i Elezit.
Për momentin, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, pasi një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Për çdo informatë shtesë, do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli.