Një rast i dhunës në familje është raportuar ditën e djeshme në Ferizaj.
Sipas policisë, ka ndodhur një përleshje mes pesë personave, pasi i dyshuari paraprakisht kishte sulmuar në grua. Si pasojë e dhunës, tre nga viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar një pistoletë me 18 copë fishekë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuar tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
“DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Ferizaj / 02.02.2026 – 21:30. Është raportuar për një përleshje mes pesë personash, pasi një i dyshuar mashkull kosovar paraprakisht kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasojë e dhunës, tre nga viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili është konfiskuar një pistoletë me 18 copë fishekë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuar tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
