Rreth orës 11:00, në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, është raportuar një incident ku, pas një mosmarrëveshjeje, një mashkull i moshës madhore ka lënduar veten dhe kushërirën e tij.
Nga policia në Gjakovë kanë thënë se lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me mjet të mprehtë dhe cilësohen si lëndime të lehta trupore.
Të dy të përfshirët kanë marrë trajtim mjekësor.
“Rreth orës 11:00, në fshatin Osek Hilë – Gjakovë, është raportuar se një mashkull i moshës madhore, pas një mosmarrëveshjeje ka lënduar veten dhe kushërirën e tij, po ashtu të moshës madhore.
Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me mjet të mprehtë (lëndime të lehta trupore), të dy personat e përfshirë kanë marrë trajtim mjekësorë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, kanë thënë nga policia e Gjakovës për Reporteri.net.
