Kosovë Lajme

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për çështjen e buxhetit

Komuna e Prishtinës ka publikuar një njoftim zyrtar për një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kryeqytetit.

Sipas dokumentit, mbledhja do të mbahet më 6 shkurt 2026, në ora 10:00.

Pika e vetme e rendit të ditës është propozim-vendimi për miratimin e buxhetit për vitin 2026.

“Në bazë të nenit 44.4 te Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale “Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 28/15, qershor 2008, e njoftojmë publikun se me datën 6.2.2026, në ora 10:00, në Sallën e madhe të mbledhjeve në Objektin e vjetër të Komunës, mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kryeqytetit, me një pikë të rendit të ditës: 1. Propozim-vendimi për miratimin e buxhetit për vitin 2026″, thuhet në njoftim.