Kosovë Lajme

Hapet thirrja për aplikim për transport publik të subvencionuar nga Mitrovica e jugut në veri

Është hapur thirrja për aplikim për transportin publik që do të subvencionohet nga Qeveria, që do të lëviz nga Mitrovica në qytetet e tjera të veriut.

Siç është bëtë e ditur, përmes kësaj mase, Qeveria do të subvencionojë transportin publik për qytetarët, me fokus të veçantë në komunat e veriut të Kosovës.

“Kemi hapur thirrjen për operatorët ekonomikë të transportit për operim në linjat që janë ekonomikisht jo profitabile. Përmes kësaj mase, Qeveria do të subvencionojë transportin publik për qytetarët tanë, me fokus të veçantë në komunat e veriut të Kosovës.

Ky është një hap konkret për të garantuar qasje më të mirë në shërbime, lëvizje më të lehtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht zonës ku jetojnë”, është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Operatorët ekonomikë të interesuar  janë ftuar që të aplikojnë pranë Departamentit të Transportit në MMPHI, brenda afateve të përcaktuara në thirrje.