Një person është plagosur sot me armë zjarri në Mitrovicë. I dyshuari është arrestuar. Kështu ka bërë të ditur Policia rajonale e Mitrovicës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.
“Sot rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një person të plagosur në Mitrovicë nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ilaz Kodra’, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë tutje se viktima i moshës madhore (mashkull) i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri”, ka shtuar Zahiti.
Tutje ai ka thënë se hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e rastit, janë duke vazhduar procedurat e mëtejme hetimore.
