Kosovë Lajme

Në Kodrën e Trimave është vështirësuar qarkullimi i automjeteve

Era e fortë, reshjet e borës dhe ngricat kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, drejtuesit e automjeteve po hasin vështirësi të mëdha në qarkullim.

Në disa pjesë të rrugës, veturat kanë mbetur të bllokuara, duke krijuar kolona të gjata dhe ngarkesë të shtuar në trafik.