Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu, shqote e bore.
Reshje bore priten në shumë vise të vendit me përjashtim ndoshta të vendeve më të ulëta të Dukagjinit, por në përgjithësi reshjet e borës do të jenë të pakta, vende-vende me shtresa simbolike, pak më të theksuara në viset kodrinore-malore.
Temperaturat do të shënojnë ulje dhe minimalja pritet rreth -1°c kurse maksimalja 5°C.
