Lajme Sport

Florian Marku nis stërvitjet pas dy vitesh pauzë: Do të rikthehem në ring, si kurrë më parë

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka nisur përgatitjet që të rikthehet në ring pas dy vitesh.

Ai ditët e fundit ka bërë postime në rrjetet sociale ku shihet duke ushtruar, dhe ka premtuar se do të rikthehet në ring më i fortë se kurrë.

“Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time këto 2 vite, por dalë ngadalë do të rikthehem në ring. Dasht Zoti. Si kurrë më parë”.

POSTIMI

“Pas kaq vitesh, jemi në diskutime për një ndeshje te madhe në Greqi. Më shumë detaje së shpejti!””, ka shkruar Marku.

Kujtojmë se në muajin mars të vitit 2024, Florian Marku pësoi humbjen e parë në karrierë në boksin profesionist kundër Chris Congo-s.

Nga ai moment ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi nga i cili vuante prej kohësh, ndërsa më pas pati probleme edhe me drejtësinë.

Në fillim të 2025 ai u arrestua në Londër dhe u transferua për të kryer disa muaj burg në Greqi për shkak të një sherri të disa viteve më parë.