Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar për 48 orë, 34 kryesues nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë lëshoi urdhër për Policinë të intervistojnë 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Intervistimet po zhvillohen për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në këto komuna.
Prokuroria thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.
