Kosovë Lajme Politikë

Përfundon votimi i fshehtë në Kuvendin e LDK-së, votat e delegatëve po numërohen

Votimi për votëbesimin ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, në Kuvendin e partisë, tashmë ka përfunduar.

Votimi u zhvillua mënyrë të fshehtë dhe në proces morën pjesë 355 delegatë, të cilët duhej të votonin me “po” ose “jo” për pranimin e dorëheqjes së Abdixhikut.

Tashmë ka nisur edhe numërimi i votave, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Punimet e Kuvendit të LDK-së kanë vazhduar me dyer të mbyllura pas fjalimit të Abdixhikut, ndërsa delegatët mbajtën fjalimet e tyre.

Reporteri.net raportoi se shumica e diskutimeve ishin pro Abdixhikut.