Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të LDK-së, shkruan gazeta KFVAgency.com
Me 164 vota, delegatët kanë hedhur poshtë dorëheqjen e Abdixhikut. Pro dorëheqjes së Abdixhikut votuan 136 delegatë.
Votimi u zhvillua në mënyrë të fshehtë.
Abdixhiku fatin e tij e la në duar të 355 delegatëve të cilët morën pjesë në votim sot në Kuvendin disaorësh të partisë.
Abdixhiku në fjalën e tij para se të niste votimi ka paralajmëruar se LDK-ja ka nevojë për një organizim të fortë dhe të qëndrueshëm në të gjitha nivelet për të shmangur fragmentimin e partisë.
