Driton Selmanaj ka folur para nisjes së Kuvendit të Punës që LDK do ta mbajë sot.
Ai ka thënë se nuk e ka të qartë agjendën.
“Deri tani është thënë dorëheqje, statusi e lejon nëse ka kërkesë për votëbesim, besoj se do të zhvillohet një debat i mirë dhe më pas do të ketë epilog pozitiv për të ec LDK-ja përpara në proceset e rëndësishme që janë përpara”.
“Është e paqartë, se statuti nuk e thotë kështu, akti i dorëheqjes është akt i dorëheqjes, nuk është i diskutueshëm, nëse do të kishte akt të dorëheqjes sot, ne do ta zgjidhnim kryetarin e ri, por në orët e fundit po kuptoj se ka një kërkesë për votëbesim, dhe kërkesa për votëbesim, rezultati i tij determinon a do të ketë proces zgjedhor apo jo, nëse delegatët i japin votëbesim kryetarit të vazhdojë atëherë nuk ka kuptim gara, andaj ka ndodh një keqkuptim, një lloj amullie, them e panevojshme”.
“Kam përshtypjen që delegatët do të gjejnë rrugën ligjore, statutare për t’i dhënë epilog të duhun dhe të nevojshëm edhe përtej LDK-së”, ka thënë Selmanaj.
