Ditën e premtë vendi dominohet nga vransira, që kohëpaskohe lokalisht shoqërohen me reshje të dobëta shiu, ndërkaq zonave malore me borë.
Nuk mungojnë intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 5C, derisa ato maksimale gjatë ditës arrinë vlera prej 7C e 9C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare 2-6m/s, pjesëve të Dukagjinit jugperëndimore, e nga rrafshi i Kosovës më shumë veriore.
Më shumë vransira kalojnë përgjatë fundjave mbi vend. Të shtunën herë herë mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu. Ditën e diel me një rënie të temperaturave në 3C e 0C, reshjet e shiut që shfaqen orëve të pasdites, shndërrohen në borë. Mirëpo këto reshje parashihet të pushojnë natën me kalimin në ditën e hënë.
Të hënën do të ketë më shpesh intervale me diell, por mbetet ftohtë, me minimale që zbresin në -3C, e maksimalet shkojnë deri në 4C, ndërsa të martën vazhdojnë me trend të rritjes deri në 7C e 8C. Gjatë fundjave frynë erë mesatare veriore e verilindore 5-10m/s, njofton Mendimi për Motin.
