Një rast i dhunimit dyshohet se ka ndodhur ditën e djeshme në komunën e Istogut.
Një e mitur dyshohet se është dhunuar nga një burrë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin.
“Rasti ka ndodhur në një lokacion të Istogut rreth orës 14:10, ndërsa e mitura është intervistuar në prani të qendrës sociale. Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Gashi.
Sipas raportimeve në media rasti ka ndodhur në një motel.
