Kosovë Lajme Politikë

Ibret hyqymet: KQZ të shtunën shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, përsëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se të shtunën do të shpallen rezultate përfundimtare të zgjedhjeve, mbi një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme në fund të vitit të kaluar dhe një vit kaos institucional në Kosovë, përcjell KFVAgency.com

Zëdhënësi i KQZ’së Valmir Elezi ka konfirmuar tashmë se të shtunën paradite shpallin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të dyta që u mbajtën vitin e kaluar.

“Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025”, tha Elezi për Metron.

Nga KQZ njoftuan gjithashtu se “procesi i rinumërimit të 2,557 vendvotimeve, i filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar. Aktualisht, kanë mbetur të rinumërohen më pak se 50 vendvotime.”

Viti 2025’së do të mbetet një vit me proces të kompromentuar elektoral dhe i kaosit institucional me intervenime të vazhdueshme të Gjykatës Kushtetuese pas shkeljeve të vazhdueshme të aktit më të lartë ligjor në vend nga taktizimet e subjektit të parë politik në vend, Lëvizjes Vetëvendosje.

Procesi elektoral në vend ka pësuar rënie të konsiderueshme të kredibilitet me 9 shkurt kur dështoi aplikacioni elektronik dhe uli besueshmërinë dhe zgjati numërimin. Po aq edhe sa subjektet politike që u ra kredbiliteti pas zbulimit të manipulimet e votave mes kandidatëve për deputetë. Ky fenomen tashmë është dëshmuar se është i përhapur dhe ka dyshime të bazuara se kishte koordinim në heshtje mes komisionerëve të të gjitha partive që kjo të lejohej.

Kjo nuk përjashton në opinionin publik së paku nga llogaridhënia krerët dhe kryesitë partiake pasi ka pak besim se nuk ishin në dijeni për këtë fenomen që edhe në publik konsiderohej një ‘sekret publik’.

Koordinimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe Lëvizjes Vetëvendosje në bllokimin gati një shtyrjen e datës së mbajtjes së zgedhjeve në periudhën kur i konvenonte më tepër ishte parë si një pazar cinik mes tyre që ka ulur kredibilitetin dhe besimin mes subjekteve politike për kompromis konstruktiv politik.

Lëvizja Vetëvendosje është kritikuar mjaft po ashtu për retorikën e narrativin ultra-nacionalist e polarizues shoqëror që ishte parë si rrezikim i tensioneve jo vetëm brenda vendit por edhe në rajon. Procesi i dështuar i bllokimit të pjesëmarrjes në forume të gabuara pa mbështetjen e duhur ligjore të Listës Serbe ishte kritikuar rëndë nga bashkësia ndërkombëtare për minimin e proceseve demokratike, ndërsa nga rivalët politik për shantazh me patriotizëm të rremë në publik.

Partia Lista Serbu u kthye si në Kuvendin e Kosovës ashtu edhe në komunat e Veriut të Kosovës të cilat i braktisën disa vite më parë në bojkotin e institucioneve pas pretendimeve të keqtrajtimit institucional të komunitetit serb. Bashkimi Europian dhe SHBA kanë kritikuar dhe sanksionuar Kosovën për këto veprime në Veri, ku dhe nisën tërheqjen e masave vetëm pas kthimit të Listës Serbe në pushtetin lokal dhe de-eskalimin e situatës.