Pas raportimeve që u dhanë se një zyrtare e Gjykatës Speciale kishte mbajtur ligjëratë në gjimnazin ”Xhevdet Doda” në Prishtinë, shkolla ka mohuar plotësisht këto pretendime.
Menaxhmenti i shkollës u detyrua të dalë me një postim në rrjete sociale për të treguar anën e tyre të ngjarjes, meqë lajmi se zyrtarja Ana Profozic kishte mbajtur ligjëratë kundër UÇK-së në këtë shkollë
”Ana Profozić nuk ka qenë asnjëherë e pranishme në ambientet e shkollës sonë, as në ditën e përmendur dhe as në asnjë moment tjetër. Po ashtu, ligjërata dhe përmbajtja e publikuar në atë video nuk është dhënë në shkollën tonë”, thuhet në reagimin e shkollës.
Shkolla tha se kjo është përpjekje për ta dëmtuar reputacionin e saj, e cila sigurisht se është shkolla më prestigjioze në Prishtinë dhe Kosovë. Por, ligjëratat për Gjykatën Speciale në këtë shkollë veç e kanë dëmtuar ”Xhevdet Dodën”.
