Kosovë Lajme Politikë

Daka për hajninë e votave: Kurrë s’ka pasur në përmasa të tilla

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka vlerësuar se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që të ketë manipulime të votave të kandidatëve si në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ajo tha se edhe në zgjedhjet tjera ka pasur mos përputhje të rezultateve, por jo në këto përmasa.

Në “Rubikon” të Klan Kosova, ajo ka treguar se numri i votave të manipuluar në zgjedhjet tjera ka qenë shumë më i vogël.

“Është e vërtetë se ka pasur gjithmonë mospërputhje të rezultateve, apo manipulim a vjedhje, në mes të kandidatëve, por në përmasa të tilla sikur në këto zgjedhje, asnjëherë nuk ka pasur. Kjo matet me numrin e votave që u janë shtuar kandidatëve. Është evidente që një numri të kandidatëve, sepse disave edhe u kanë munguar, u janë shtuar një numër jashtëzakonisht i madh i votave, që nuk ka ndodhur më parë. Ka pasur gabime njerëzore, mospërputhje, mirëpo me përmasa të 6 mijë e më shumë vota, asnjëherë nuk ka pasur”, ka shprehur ajo.