Rinumërimi i votave po shkon drejt fundit. Deri tash janë rinumëruar 99.18% e vendvotimeve, teksa procesi pritet të përmbyllet sonte.
Nga rezultatet e procesura nga KQZ, kreu i VV’së, njëherit kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është në katërshen e kësaj partie me më së shumti vota diferencë pas rinumërimit.
Kurti nga ky proces ka dalë me -496 vota.

Nga kjo parti janë mbi 25 kandidatë me diferencë më shumë se 100 vota nga rinumërimi. Prin Taulant Kelmendi me -922 vota, i ndjekur nga Arbër Rexhaj -623, Rea Krasniqi -537, Albin Kurti -496 dhe Dafina Alishani me -436.
Më poshtë gjeni listën e kandidatëve të VV’së që kanë mbi 100 vota minus pas rinumërimit:
TAULANT KELMENDI – 922 Vota
ARBËR REXHAJ – 623 Vota
REA KRASNIQI – 537 Vota
ALBIN KURTI – 496 Vota
DAFINA ALISHANI – 436 Vota
VALON HOTI – 420 Vota
SKENDER THAQI – 413 Vota
VENDENIS LAHU – 387 Vota
ALI DULA – 360 Vota
FILIZ MUSTAFA – 349 Vota
VALON RAMADANI – 341 Vota
GAZMEND KRASNIQI – 335 Vota
ARSIM BERISHA – 310 Vota
GRAMOS AGUSHOLLI – 297 Vota
MYTAHER HASKUKA – 261 Vota
ARTAN ABRASHI – 248 Vota
AVNI DEHARI – 241 Vota
GANI KRASNIQI – 223 Vota
ADELINA STUBLLA – 212 Vota
AGON BATUSHA – 209 Vota
DIANA QARKAXHIJA – 192 Vota
ADELINA GRAINCA – 181 Vota
AGON DOBRUNA – 148 Vota
HAMDI BYTYÇI – 143 Vota
ARSIM ADEMI – 138 Vota
FAHRUSH REXHEPI – 129 Vota
DONIKA GËRVALLA-SCHWARZ – 100 Vota.
Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të bëhet nesër, me fillim nga ora 10:00.
