Prokuroria e Prizrenit dhe Policia e Kosovës kanë zgjeruar hetimet lidhur me rastin e manipulimit të rezuktateve zgjedhore, me grupin e dytë të të dyshuarve.
Përmes një komunikate të përbashkët, këto institucione kanë njoftuar se janë intervistuar 28 të dyshuar dhe gjashtë dëshmitarë, shkruan Reporteri.net.
“Pesë (5) prej tyre pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë. Katër (4) prej tyre, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 të KPRK-së, si dhe një (1) person në cilësinë e Koordinatorit të KKZ-së për Komunën e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Në aksionin e zhvilluar para një jave, ishin arrestuar 109 persona.
Prokuroria Themelore në Prizren ka thënë se brenda afateve ligjore do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës lidhur me caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.
“Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës, mbeten të përkushtuara në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet tutje në njoftim./Reporteri.net
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid02iWG8R3osBUbU2g4YuqLE3LcjLEeBC87Eiztg3b9egcHLBioPXe6hWVGWWeCxLN6yl&show_text=true&width=500
