Lajme Sport

Tragjedi në Itali: Vdes në gjumë ish-futbollisti 46-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin amator italian. Ish-futbollisti dhe trajneri i portierëve, Diego Ruspantini, ka ndërruar jetë papritur në moshën 46-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Porto Recanati, në rajonin Marche, ku Ruspantini jetonte së bashku me familjen e tij.

Sipas mediave lokale, ai kishte darkuar me bashkëshorten dhe dy fëmijët, por më pas kishte shprehur se nuk ndihej mirë, para se të shkonte për të pushuar.

Gjatë natës, Ruspantini u gjet pa shenja jete në dhomën e gjumit.

Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por fatkeqësisht vetëm konstatuan vdekjen e tij.

Diego Ruspantini ishte një emër i njohur në futbollin amator italian.

Ai e nisi karrierën si portier në fund të viteve ’90, duke aktivizuar në disa kategori të futbollit italian, nga Serie D deri te kampionatet rajonale.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai iu përkushtua profesionit si trajner portierësh, duke themeluar gjithashtu një akademi sportive për të rinjtë, ku kontribuoi në formimin e shumë talenteve.

Humbja e tij e parakohshme ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe komuniteti sportiv.