Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është drejt përfundimit.
Ky proces ka përfunduar plotësisht në 30 komuna dhe është duke vazhduar në të tjerat e mbetura.
Rinumërimi ka nxjerrë në pah vjedhje të votave të kandidatëve edhe në komunën e Rahovecit, ku tashmë janë rinumëruar të gjitha kutitë.
Devijim të votës në këtë komunë ka pasur më së shumti brenda Vetëvendosjes. Kandidati i VV-së për deputet, Ali Dula ka dalë me 401 vota më pak, pasuar nga Arsim Berisha me 48 vota më pak. Rufki Suma me -34 vota dhe Haxhi Avdyli me -25 vota.

Te Partia Demokratike e Kosovës është kandidati Idriz Vehapi, i cili ka -53 vota. Vota minus në këtë komunë ka edhe Ganimete Musliu me 16 më pak.
Te Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi është me -26 vota.
Ndërkaq te AAK-ja, Nora Boshnjaku ka 73 vota më pak.
