Kosovë Lajme

Një lokal në ‘Rrugën B’ përfshihet nga flaka, zjarrfikësit e lokalizojnë zjarrin

Në orët e hershme të mëngjesit një lokal në “Rrugën B” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të kryeqytetit, Mal Gashi, ka bërë me dije se pas njoftimit njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë.

Ai ka treguar se këto ekipe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë arritura të lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti.