Kosovë Lajme Lajme

Mustafa, Abdixhikut: Përgjegjësia në LDK të trajtohet si standard normal i etikës që nënkupton se rezultati ka pasojë

Ish-kryetari i LDK’së dhe ish kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar për herë të parë për zhvillimet që po ndodhin në LDK dhe Kuvendin që pritet të mbahet me 30 janar, shkruan KFVAgency.com

Mustafa u shpreh se rezultati nënkupton pasoja.

“LDK-së nuk i nevojiten ndarjet në ne dhe ata; të vjetrit dhe të rinjtë; të mitë dhe të atyre para meje. Ajo ka nevojë të mendojë për forma dhe mekanizma që sjellin sa më shumë anëtarë, simpatizantë dhe votues. Ndërkaq, përgjegjësia në LDK të trajtohet si standard normal i etikës demokratike që nënkupton se rezultati ka pasojë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Mustafa tha se LDK nuk mund të përdoret si platformë mbi të cilën do të ndërtohet diçka tjetër duke e shfrytëzuar emrin e saj.

“Se LDK nuk mund të përdoret si platformë mbi të cilën do të ndërtohet diçka tjetër duke e shfrytëzuar emrin e saj. Reformat në LDK i bëjnë njerëzit të cilët i kanë qëndruar besnik LDK-së, të hapur për ardhjet dhe ardhje të reja dhe njerëz të rinj.”, ka shkruar Mustafa tutje.