Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të prezantuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi kryeministri i vendit Andrej Plenkoviq, pa dhënë arsyet e vendimit.
“Pas një analize të plotë, qëndrimi i qeverisë është se aktualisht Kroacia nuk do t’i bashkohet “Këshillit të Paqes” për shumë arsye”, u tha Plenkoviç gazetarëve, duke shtuar se nuk do të specifikonte se cilat ishin këto arsye.
Qeveria kroate kishte thënë më parë se vendi ishte ftuar të bashkohej me strukturën, e cila do të kryesohet nga Donald Trump.
Kryeministri kroat kishte thënë gjithashtu se Kroacia, si shtet anëtar i Bashkimit Evropian, priste një qëndrim të harmonizuar evropian për këtë çështje.
Këshilli i Paqes, themelimi i të cilit u njoftua nga Donald Trump javën e kaluar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, fillimisht ishte pjesë e planit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.
Megjithatë, sipas kritikëve të planit, ambiciet e Këshillit për zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën janë më të gjera, gjë që mund ta bëjë atë një rival të Kombeve të Bashkuara.
