Kosovë Lajme Politikë

I fshiu 6 mijë vota: Paçarizit i ndalohen tre familjarë, dyshohen për manipulime si komisionerë

Kandidati i PDK-së, Fetah Paçarizi, ka pasur më së shumti mospërputhje me votat në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Pas rinumërimit të 100% të votave, atij vetëm në Prizren i janë hequr 6 mijë e 754 vota të cilat i ishin shtuar jashtëligjshëm.

Si pasojë e këtyre manipulimeve deri tash janë ndaluar tre familjar të Fetah Paçarizit të cilët janë: Hasan Paçarizi, Granit Paçarizi dhe Ideal Paçarizi.

Të tre janë ndaluar si të dyshuar për manipulim të votave në Prizren.

Ndërsa sot, pikërisht për manipulim të votave është ndaluar edhe Nysret Bytyqi, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Prizren.