Kosovë Kronikë Policore Lajme

I dyshuari për vjedhje të rëndë tentoi arratisjen nga Pallati i Drejtësisë, dërgohet për mjekim pas lëndimeve që mori

Një i dyshuar për “vjedhje të rëndë” ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë.

Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Prishtinë.

Ai tha se gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për tretman mjekësor.

“Gjatë ditës së djeshme, një person i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale Vjedhje e rëndë, ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë, por i njëjti është ndaluar. Gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.