Kosovë Kronikë Policore Lajme

Dogana dhe AKI me operacion të përbashkët në Pejë dhe Gjakovë, sekuestrohen barna në vlerë rreth 10 mijë euro

Dogana e Kosovës në koordinim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë kanë realizuar një operacion të përbashkët kontrolli ndaj disa barnatoreve, për të cilat kishte dyshime të bazuara për posedim dhe tregtim të barnave të kontrabanduara.

Aksioni është zhvilluar në Gjakovë dhe Pejë. Si rezultat i këtij aksioni, janë sekuestruar gjithsej 988 pako medikamente, për të cilat vlera e përafërt vlerësohet të jetë rreth 10 mijë euro.

Gjatë kontrolleve të realizuara në disa lokacione, janë evidentuar parregullsi lidhur me posedimin e medikamenteve pa dokumentacion përkatës dhe pa banderolla fiskale, ndërsa në disa lokacione të tjera nuk janë konstatuar shkelje. Si rezultat i këtij aksioni, janë sekuestruar gjithsej 988 pako medikamente, për të cilat vlera e përafërt vlerësohet të jetë rreth 10,000.00 euro. Aksioni është zhvilluar në përputhje të plotë me procedurat standarde operative dhe paraqet një tjetër angazhim konkret të Doganës së Kosovës dhe institucioneve partnere në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e shëndetit publik dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

VIDEO