Kosovë Kronikë Policore Lajme

U gjet në një lum, policia nis hetimet për vdekjen e të miturit në Lipjan

Një i mitur që u raportua i zhdukur ditën e djeshme në Lipjan, ka vdekur.

Siç u bë e ditur dje, ai është dërguar pa shenja jete në QKUK, ku është konstatuar vdekja e tij.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë më shumë detaje, Sipas policisë, fillimisht familja ka raportuar se viktima nuk është kthyer në shtëpi. Pas kërkimeve, i mitur është gjetur në një lum.

Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetim mbi këtë rast.

“HETIM MBI VDEKJEN

Lipjan 27.01.2026-NN. Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.