Shumë shtete europiane kanë raportuar se grumbuj të produkteve për foshnja janë tërhequr nga tregu për shkak të pranisë së toksinave që prodhohen nga bakteria Bacillus.
Cereulidi është një toksinë që mund të shkaktojë të përziera të papritura, të vjella dhe dhimbje stomaku brenda 30 minutave deri në 6 orë pas konsumimit.
Këto tërheqje të produkteve për foshnja, që kryesisht kanë të bëjnë me qumësht, filluan në dhjetor të vitit të kaluar dhe po vazhdojnë edhe në janar.
Sigurisht, këto produkte qarkullojnë kudo nëpër Europë dhe në botë, ku po ashtu përfshihet edhe Kosova me disa lloje të brendeve.
