Botë Lajme

Presidenti i Nigerisë rrëzohet para syve të Erdoganit në Turqi

Presidenti i Nigerisë u rrëzua gjatë një ceremonie zyrtare në Turqi, në prani të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, përpara kamerave dhe delegacioneve të të dy vendeve.

Incidenti ndodhi gjatë një aktiviteti protokollar, ndërsa pamjet u përhapën shpejt në media dhe rrjete sociale.

Stafi i sigurisë dhe bashkëpunëtorët ndërhynë menjëherë për ta ndihmuar presidentin nigerian, i cili u ngrit pas pak çastesh.

VIDEO

Autoritetet nuk raportuan për pasoja serioze shëndetësore dhe ceremonia vijoi pas ndërhyrjes së stafit të sigurisë.